E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përdori Chat GPT për të mbrojtur klientin, por avokati e pëson keq nga inteligjenca artificiale

Një avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tentoi që të fitonte një proces gjyqëor duke përdorur Chat GPT.

Ai kishte për të argumentuar një çështje në Apel dhe me anë të i nteligjencës artificiale tentoi që fitonte në gjykatë, por gjithçka iu kythe në bumerang.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një avokat, i cili përmendi një rast precedentësh në gjykatën e Manhattan-it, por në realitet, dënimet e sugjeruara nga ChatGPT ishin të gjitha të shpikura.

Edhe pse me një eksperiencë tridhjetëvjeçare, avokati Steven Schwartz u mbështet plotësisht në Inteligjencën Artificiale për të mbrojtur klientin e tij.

Vetëm pas kontrolleve të duhura, avokati kuptoi gabimin duke pranuar se nuk e kishte përdorur kurrë më parë Chap GPT./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit