Një shofer në Britani të Madhe është bërë milioner pasi ka fituar pas katër vitesh betejën ligjore kundër qeverisë.
Ai u dëmtua pasi makina e tij ra në një gropë në mes të rrugës dhe pas aksidentit nisi betejën ligjore. Aksidenti ndodhi në fund të vitit 2018 dhe pas fitores së gjyqit ai u kompensua me 1,188,565,25 Paund.
Dëmshpërblimi që qeveria e u detyrua t’i paguajë qytetarit besohet të jetë një nga më të mëdhatë që është përftuar ndonjëherë në Britani dhe vjen në një kohë kur aktivistët paralajmërojnë se rrugët e vendit ndodhen në gjendje të mjerueshme.
Shifrat tregojnë se qeveria ka zgjidhur 11 kërkesa për dëmtime të automjeteve të lidhura me gropat gjatë pesë viteve të fundit dhe dy pretendime të tjera për lëndime personale./btvnews.al
