E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi, u përplas nga kamioni teksa ishte duke udhëtuar me motor

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën Enea Topit ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavallë.

Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.

Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit