E premte, 26 Prill, 2024

Draft për Asociacionin, Rama u përgjigjet kritikave: Ata që akuzojnë pa ditur përmbajtjen, kanë frikë nga…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta që janë hedhur në drejtim të tij pas deklaratës se ka propozuar një draft për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri i vendit Edi Rama thotë se të gjithë ata që akuzojnë pa ditur përmbajtjen e draft-propozimit të tij për Asocacionin e komunave me shumicë serbe kanë vetëm një frikë.

”Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!“, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se Kryeministri foli publikisht për draft-propozimin e tij vetëm dy ditë më parë, përmes një konference për mediat, ku bëri të ditur se ai draft është hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë dhe se ja ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit