E enjte, 28 Mars, 2024

VIDEO – Kllobçishti, fshati që emigroi në Itali. Banorët fajësojnë politikën për braktisjen e vendit

Kllobçishti është një ndër fshatrat më piktoresk të Maqellarës të Dibrës. I vendosur në kufi me Maqedoninë e Veriut, ky fshat ka resurse të mëdha për zhvillimin e agro-kulturës e sektorëve të tjerë të bujqësisë.

Por ashtu siç shumë fshatra të tjerë, edhe Kllobçishti nuk i ka shpëtuar largimit masiv të banorëve. i vetmi që takuam është Lutfi Tafçiu. Sipas tij, fshati është braktisur nga mungesa e punës dhe shërbimet e tjera që politika 30 vjeçare nuk i ka ofruar.

Lutfi Tafçiu fajëson gjithë klasën politike shqiptare në këto 33 vite tranzicion, pasi nuk kanë bërë asgjë për të mbajtur gjallë fshatin. Mungesa e ujit vaditës, atij të pijshëm dhe rrugëve të asfaltuara ka bërë që banorët të largohen masivisht.

I moshuari shton se veprat e ndërtuara para viteve 90-të që i shërbenin bujqësisë janë shkatërruar të gjitha. Nga ana tjetër, Lutfi Tafçiu shprehet se të gjitha fajet janë të klasës politike e cila mendon vetëm për veten e saj e jo për popullin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit