E enjte, 28 Mars, 2024

NDOTJA E UJËSJELLËST NË GJORICË

Devijimi i ujërave të zeza të fshatit Ostren i Vogël për t’i hedhur në ujëmbledhësin e një HEC-i dyshohet deri tani që ishte shkak për helmimin masiv të banorëve të Gjoricës në Bulqizë.

Gazetari yne Enver Doci ka udhëtuar drejt Ostrenit ku ka parë nga afër situatën atje. Vepra e marrjes së ujësjellësit ndodhet poshtë ujëmbledhësit të HEC-it.
Pak metra më lart ndodhet edhe ujëmbledhësi i HEC-it ku ka ndodhur edhe përzierja më ujërat e zeza që vijnë nga fshati Ostren i Vogël.
Banorët e Ostrenit të Vogël thonë se uji i gurrave poshtë fshatit të tyre ka qenë i pakonsumueshëm para viteve 90-të, ndërsa përzierja më ujërat e zeza e ka rënduar situatën.
Për helmimin e banorëve të Gjoricës është proceduar penalisht administratori i HEC-it Kadri Muça, i dyshuar se përfshiu ujërat e zeza të Ostrenit të Vogël me burimin e ujit të pijshëm për Gjoricën.
Një javë më parë, dhjetra banorë të Gjoricës përfunduan në spital pasi u helmuan nga uji i pijshëm. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit