E premte, 26 Prill, 2024

Turisti Hollandez 4 muaj udhëtim me biçikletë.I mahnitur nga Shqiperia

Për katër muaj me radhë ky shtetas hollandez i quajtur Renei ka udhëtuar me biçikletë. Ai ka kaluar shumë shtete teksa sëfundi është ndalur në vendin tonë.
Renei thotë se është i mahnitur nga ajo çfarë ka gjetur në Shqipëri, ku thekson mikpritjen dhe bukuritë natyrore, por edhe ka patur zhgënjime siç janë ndërtimet e shumta në rivierën shqiptare në jug të vendit

“Unë jam Reney jam nga Hollanda dhe po vozis me biçikletë nga Hollanda për në Greqi nga Italia. Unë tanimë po kthehem për në shtepi, pasi kam 4 muaj në këtë udhëtim.
Mua më pëlqen shumë Shqipëria sepse natyra është shumë e bukur, njerëzit janë shumë të shoqërueshëm, është shumë qejf të jem këtu, të ec me biçikletë.
Të ecësh me biçkletë është shumë më mirë se sa me makinë pasi kur je në makinë je gjithmone i mbyllur në lëvozhgë që të ndan me të tjerët dhe kjo të eviton nga takimi me njerëz rrugëve. Ndërsa kur je me biçikletë takon më shumë njerëz, njerëz të afrueshëm.
Më pëlqen ta bëj udhëtimin me fuqinë time dhe jo me motorr.
Në Shqipëri më pëlqen shumë Tirana pasi është një qytet modern me kulturën Shqiptare. Isha në muze atje ku mësova për historinë shqiptare, u impresionova shumë.
Për mua ishte e vështirë të shikoja të shkuarën tuaj, por ishte shumë mirë të shikoja historinë e Shqipërisë”.
Unë jam i zhgënjyer nga Riviera shqiptare në Jug. Sepse ka shumë ndërtesa të reja dhe unë mendoj që natyra po shkatërrohet dhe kjo po shëmton pamjet mahnitese që ajo ofron.

Sa i përket mikpritjes shqiptare, Renei shprehet se kjo është ajo çka pëlqen më shumë.
“Po, ju jeni shumë të famshem për këtë. Kjo më pëlqen shumë. Jeni gjithmonë të sjellshëm. Gjuha disa herë është problem pasi me brezin e tretë është e veshtirë të komunikosh pasi nuk flasin anglisht ose gjermanisht.
Por duke përdorur simbole mund të ndihmojmë njëri – tjetrin”.
Turisti hollandez ndihet i sigurtë ne vendin tonë, por paksa i bezdisur nga qentë endacakë të cilët janë të shumtë në vendin tonë.
“Po, po unë jam ndihem shumë i sigurtë. Nuk kam fare problem. Disa herë nuk më pëlqejnë qentë pasi me ndjekin nga mbrapa në biçikletë, por në greqi ishte shumë më problem. Ama prap mund të them se ndihem shumë i sigurtë”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit