E premte, 17 Maj, 2024

Escobar flet pas raportimeve se Kurti mund të shpallej “non grata”: Është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë i vështirë

“Kryeministri Albin Kurti është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, ai vazhdon të mbetet një partner”, është shprehur emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Deklarata vjen pak ditë pas raportimeve në media se Albin Kurti mund të shpallej “non grata” nga SHBA për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, Escobar ka theksuar Kosova dhe vazhdon të jetë partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar Escobar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit