E enjte, 2 Maj, 2024

FOTO – Zbulohet shkaku i zjarrit që shkrumboi lokalin e Noizy

Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali “ZINS” i babai të këngëtarit të njohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit, Noizy në zonën e Currilave në Durrës, u përshi nga flakët.

Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

Ndërsa në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të kësaj ngjarjeje ai do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, – thuhet në njoftim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit