E martë, 7 Maj, 2024

Aludimet në media për largimin nga PSG, Mbappe reagon ashpër: Gënjeshtra, jam i lumtur në Paris

Ditët e fundit në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë qarkulluar lajme se Kilian Mbappe nuk ka rinovuar me PSG dhe ka kërkuar të largohet.

Lidhur me këto lajme dhe për aludimet e një kalimi të mundshëm në Madrid, ka reaguar vetë futbollisti francez, i cili ka hedhur poshtë të gjitha lajmet.

Në një postim në rrjetet sociale, Mbappe shkruan se të gjitha ato që janë shkruar për të janë gënjeshtra.

Gënjeshtra! Sa më e madhe të jetë, aq më shpejtë përhapet. E kam thënë tashmë se sezonin e ardhshëm do të vazhdoj në Paris, ku jam shumë i lumtur”, shkruan ai, duke e bërë të ditur se do të respketojë kontratën që ka me klubin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit