E diel, 19 Maj, 2024

FOTO – “Të kam lënë dhe ty…”, përgjigja e Luizit pas komentit të Kiarës ngre dyshime tek fansat

Luiz Ejlli pas famës që mori nga BBV ka nisur një tur koncertesh dhe prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, këngëtari ka pozuar pranë një makine ku shkruan “Fast and Furious”, por ajo ka marrë vëmendjen ka qenë Kaira dhe komenti i saj.

Moderatorja në formë batute i ka shkruar Luizit që ka harruar patentën në shtëpi. “O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi”, është ky komenti i Kiarës.

Por këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie. “Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”, shkruan Luizi.

Kjo përgjigje e tij ka ngjallur mjaft kuriozitet tek komentuesit, të cilët kanë “shpërthyer” në pyetje rreth lidhjes së tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit