E enjte, 16 Maj, 2024

Itali / Humbi kontrollin e makinës dhe u përplaset me barrierat e rrugës, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Mirjan Cangoja.

Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.

Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën..

Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë. 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit