E martë, 7 Maj, 2024

Dorëzohet PSG, Mbape më afër se kurrë transferimit te Reali

Kilië Mbape duket më afër se kurrë me Realin e Madridit, me median e njohur spanjolle, “El Chiringuito TV” që ka nxjerrë detaje të reja rreth këtij transferimi.

Ishte pikërisht kjo media që konfirmoi se Mbape do të prezantohet te Reali në korrik dhe duket se tashmë ka bërë me dije se PSG-ja ka pranuar që ylli francez të largohet.

Gjithsesi negociatat mes palëve vazhdojnë për shumën që “galaktikët” duhet t’i paguajnë parizienëve.

Reali i ka ofruar 120 milionë euro Parisit, por kjo e fundit kërkon 200, me negociatat mes klubeve që vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit