E enjte, 16 Maj, 2024

PD me kandidat tjetër për kryeministër në 2025? Berisha: Jam afër me Gazment Bardhin, kam deklaruar se…

Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimet e tij dhe të Gazment Bardhit sa i përket kandidatit të opozitës për kryeministër janë pranë njëra-tjetrës.

I pyetur mbi qëndrimet e Bardhit se nuk bashkohet me Berishën nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha tha se nëse PD del fituese, kandidati për kryeministër do të dalë nga primaret e demokratëve.

Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?

Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit