E enjte, 30 Tetor, 2025

“14 Maji”, PD publikon dosjen për vjedhjen e votave

Partia Demokratike ka publikuar pamjet që sipas saj vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit në Bashkitë Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Deputeti i PD, Edi Paloka thotë se provat e gjetura nga selia blu i janë vënë në dispozicion SPAK dhe KAS.

Thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira përsa kohë Edi Rama është kryeministër.

Kandidati i Bashkë Fitojmë në Vorë në zgjedhjet e 14 Majit, Indrit Hoxha, tregoi format se si u blenë votat në këtë bashki.

Arjan Hoxha, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz ka treguar se si PS sipas tij, ndikoi te tjetërsimi i votave të qytetarëve.

PD ka paralajmëruar se do të vijojë denoncimet me prova konkrete të manipulimit të zgjedhjeve lokale për çdo qark të vendit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit