Një ngjarje e rëndë është regjistruar në CCigako, ku dy foshnja u gjetën të vdekur në një qese plehrash.
Policia e Çikagos tha se ata iu përgjigjën një telefonate rreth orës 18:59, në një qendër kujdesi në lagjen Streeterville, ku ata gjetën të porsalindurit që nuk kishin asnjë shenjë jetë.
“Policia e Çikagos po heton rrethanat e vdekjes së dy vajzave të porsalindura, të cilat u gjetën të vdekura në një tualet për kujdesin e fëmijëve në Streeterville”, tha policia në një deklaratë të enjten mbrëma. Vajzat u dërguan më pas në Spitalin e Fëmijëve Lurie, ku u konstatuan të vdekura. Sipas Policisë, për rastin nuk është akuzuar asnjë i dyshuar.
