E enjte, 30 Tetor, 2025

Rama e konfirmon: Në 17 Korrik në Tiranë zhvillohet takimi informal me liderët e BE

Takimi informal para samitit të Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 17 Korrik. Lajmin u konfirmua nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Dritan Abazoviç.

Ai tha se takimi do jetë një drekë pune ku do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues evropianë, për të diskutuar mbi përgatitjet e samitit të Tetorit.

“E informova dhe për një takim informal, drekë punë më 17 Korrik në Tiranë bashkë me përfaqësues të Komisionit nga Brukseli për të dialoguar lidhur me planin. Ky ishte takimi, sigurisht ne jemi në një linjë politik, por edhe horizont të përbashkët në qasje”, tha Rama.

Në këtë takim Rama tha se i ftuar është edhe Albin Kurti dhe shtoi se shpreson që kjo ftesë të pranohet prej tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit