E enjte, 9 Maj, 2024

Bulqizë/ Banorët në proteste

Dhjetra banorë të tre fshatrave në bashkinë e Bulqizës, janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve. Shkak i kësaj proteste është bërë nderhyrja e një firme e cila ka hapur një rrugën që të çon në pyjet e kësaj zone.

Kështu banorët, janë grumbulluar pranë eskavatorëve të cilët po punojnë prej disa muajsh për hapjen e rrugës. Sipas banorëve një ndërhyrje e tillë e firmës është e paligjeshme pasi ne si banorë nuk e dimë qëllimin se pse po hapet kjo rrugë, ndaj punimet që po bëjnë makineritë e rënda, jo vetëm që po shkatërrojnë kurorën e fshatrave të tyre, por do ketë ndikime të rënda për ta, pasi i len banorët e tre fshatrave si dhe qytetin pa uje të pijshem, ndaj kërkojmë nga instancat që të pezullohen punimet pasi është prishur ekosistemi, jeta jonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me keto pyje, dhe ujin e pijshëm thonë banorët.

Ndërkohë banorët shprehen tejet të vedosur për mbrojtjen e pyjeve, ujit dhe kullotave, ndaj kërkojmë trasparencë mes firmës dhe banorëve, pasi punimet që po bëhen po shkatërrojnë pyjet, do të kalojmë në vetë gjyqesi thone ata. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit