E hënë, 20 Maj, 2024

“Lidhja juaj do jetë paksa e ndërlikuar”, mësoni si do jetë horoskopi për ditën e parë të muajit

Dashi- Tregohuni sa më të hapur dhe shprehjani çdo gjë atij që keni në krah gjatë kësaj dite. Lidhja juaj do jetë më e bukur dhe emocionet më të mëdha. Beqarët me shumë gjasë do goditen nga shigjeta e Kupidit dhe do bien kokë e këmbë në dashuri.

Demi- Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjatë kësaj dite kështu që dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shumë. Beqarët, nën ndikimin e madh të Venusit do kenë takime mjaft interesante.

Binjakët- Lidhja juaj do jetë paksa e ndërlikuar gjatë kësaj dite, megjithatë me pak qetësi dhe durim mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën. Ditë më problematike do jetë për ata që nuk do qëndrojnë besnikë. Beqarët do kenë një ditë normale, pa takime.

Gaforrja- Jeta në çift nuk do jetë shumë e keqe, por as shumë e qëndrueshme. E mira do ishte të flisnit hapur me partnerin/en dhe me maturi t’i zgjidhnit problemet. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do mendojnë për të krijuar një lidhje.

Luani- Ditë shumë e qetë për ata që janë në një lidhje. Do qëndroni pranë njeri-tjetrit dhe do dashuroheni butësisht. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe risi.

Virgjëresha– Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja dhe emocionet do shumëfishohen.

Peshorja- Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet gjatë kësaj dite. Ata do ju nxitin të tregoheni shumë të matur para se të flisni dhe në këtë mënyrë nuk do keni mosmarrëveshje.

Akrepi- Ditë e zymtë dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni as vetë të qartë se çfarë kërkoni dhe do debatoni për gjithçka. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe do ndihen keq kur asgjë të mos realizohet.

Shigjetari- Falë ndikimit shumë të madh të Venusit në jetën tuaj në çift dëshirat më të zjarrta do ju plotësohen. Do ndiheni më mirë dhe më të dëshiruar për tjetrin. Beqarët do hedhin sot hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Bricjapi- Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet edhe më e ngrohtë se më parë. Në disa momente do ju duket sikur jeni në ëndërr.

Ujori– Pritet që kjo ditë të jetë më pozitive për të dashuruarit. Do keni më shumë mundësi të flisni lirshëm me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Tashmë mund të dashuroheni ashtu si e ndjeni.

Peshqit- Do ju rikthehet besimi tek partneri/ja gjatë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do jetë akoma më e bukur se disa kohë më parë. Disa mund të bëjnë edhe plane afatgjata. Beqarët nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur, por të pranojnë ftesat që do ju bëhen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit