E enjte, 6 Nëntor, 2025

Rikthehet errësira në tunelin e Shkopetit

Vendosja e ndriçimit në tunelin e shkopetit pak vite më parë, u prit mjaft mirë nga të gjithë përdoruesit e rrugës nacionale skuraj – Burrel.

Ndriçimi në këtë tunel u vendos pas shqetësimit të vazhdueshëm që kishin shfaqur drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në këtë aks rrugor.

Pas shumë ankesash, kompania e cila ka blerë hidrocentralet Ulëz e Shkopet, “KURUM”, bëri të mundur instalimin e një rrjeti llampash që mundësonin ndriçimin e tunelit i cili ka një gjatësi prej afro 300 metrash.

Sakaq, mësohet se prej ditësh ky sistem ndriçimi nuk është funksional. Burime për Bulqiza Televizion thanë se ndriçimi është stakuar nga vetë kompania e cila prej javësh nuk arrin të prodhojë energji si pasojë e rënies drastike të prurjeve në liqenet Ulëz e Shkopet.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehen se ndriçimi duhet rikthyer jo vetëm për faktin se i gjithë tuneli është në errësirë, por edhe sepse ai ndodhet ngjitur me hidrocentralin e Shkopetit.

Përveç atyre që udhëtojnë drejt Qarkut Dibër, aksi rrugor Skuraj – Burrel është artieria kryesore e të gjithë atyre që duan të vizitojnë bukuritë natyrore të Shkopetit, Ulzës etj. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit