E enjte, 30 Tetor, 2025

Prefekti takim per shkollat

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka thirrur sot në një takim organin këshillues i cili përbëhet nga disa institucione të ndryshme në të gjithë Qarkun Dibër.

Në focus ka qenë masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor, ku kanë raportuar të gjithë drejtuesit apo përfaqësuesit e institucioneve që përbëjnë organin këshillues.

Prefekti Shehu tha se në përgjithësi pushteti vendor ka arritur t’i përgatisë në kohë, të gjitha godinat arsimore qoftë me ndërhyrjet në riparimin e dëmtimeve, lyerjeve apo dezinfektimit të ambjenteve.

Po ashtu, Shehu u shpreh se është bërë edhe një bilanc paraprak i numri të nxënësve i cili sipas tij ka një rënie më të lehtë se vitet e kaluara.

Po ashtu, në këtë mbledhje u lanë edhe detyra konkrete që institucionet t’i zbatojnë deri në nisjen e vitit të ri shkollor të hënën e 11 Shtatorit.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit