E martë, 28 Tetor, 2025

Aksidentohet gjatë punës për shembjen e soletës në një banesë, humb jetën 57-vjeçari

Ditën e sotme një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj. 

Dyshohet se shtetasi A.L., rreth 56 vjeç, banues në Rrëshen, po punonte për shembjen e një solete dhe për pasojë është aksidentuar duke humbur edhe jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 10.10.2023, shtetasi A.L., rreth 56 vjeç, banues në Rrëshen, duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M., në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj, dyshohet se gjatë punës për shembjen e soletës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit