E shtunë, 18 Maj, 2024

Dibër/ Vit i mbarë për lakrën e Kastriotit por mungon tregu

Tregtari i lakres nga fshati Vakuf i Njesise Administrative Kastriot, në bashkinë Diber, Perparim Qiku, del cdo dite ne kryqëzimin e katër rrugëve per te shitur prodhimin e tij bujqësore, kryesisht të lakrës.

Ai ankohet se nuk po gjen treg per shitjen e lakres, për shak të prodhimit maqedonas që ka bllokuar tregun vendas. Përparimi del cdo dite qe ne oren 7 te mengjezit dhe deri ne mbremje vone mund te arrijë të shesë afro 1 kunjtal laker ne ditë, ndërsa prodhon rreth 50 kunjtal për hektarë. Në këto kushte ai kërkon nga shteti te marrë masa per te siguar treg shitjeje per prodhimet e vendit.

Duket qe jo vetem prodhimi i lakres po has kete veshtiresi ne shitje por edhe prodhimet e tjera të vendit, si molla, qepa, patatje etj, që po mbyten nga tregu i huaj. Ndaj dhe thirrja e tregetareve te Dibres i shkon per instancat perkatese qe te mund te sigurojne tregun per shitjen e prodhimeve vendase. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit