Çifti shumë i dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Ata kanë organizuar një dasmë të madhe 7 tetor në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.



