E premte, 31 Tetor, 2025

Dibër/ I vodhën në banesë një shumë parash, shoqërohen disa persona

Ditën e sotme policia e Dibrës përgjatë një njoftimi në redaksinë tonë njofton se shtetasi B.K ka bërë kallzim se kur është kthyer në shtëpi, ka konstatuar se i është vjedhur në banesë një shumë parash.

Gjatë kohës që ka ndodhur vjedhja, në banesës nuk ka patur njeri. 

Janë shoqëruar në Komisariat disa persona dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”, dhe po punohet intensivisht për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi shtetasi B.K., ka bërë kallzim se kur është kthyer në shtëpi, ka konstatuar se i është vjedhur në banesë një shumë parash. Gjatë kohës që ka ndodhur vjedhja, në banesës nuk ka patur njeri.

Janë shoqëruar në Komisariat disa persona dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit