Së fundmi duket se ‘sherrit’ i është bashkuar edhe Melinda, e cila ka reaguar në një postim të bërë në ‘Threads’ nga Dafina ku ajo shkruan: “Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”.
Kaq ka mjaftuar që Melinda t’i vërtetojë të kundërtën Dafinës, duke iu kthyer: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e kllounit.

