E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kultivuesit e tokës ne dileme per mbjelljen e saj

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhet bujqësia në vendin tonë, ka ende fermer që nuk duan ta lënë tokën djerr.

Por ata shprehen se nuk ka asnjë siguri përsa i përket farërave të cilat nuk japin rendimentin e pritshëm. Gëzim Taka, banorë i fshatit Shulbatërr në Bashkinë e Klosit thotë se 2.4 dynym tokë bujqësore të cilën po e mbjell grurë, i ka kushtuar plot 40 mijë lekë të rinj, ndërsa shpreson që prodhimi t’i mbluojë të paktën koston.

Sipas Gëzimit, vitet e fundit nuk po kanë as garanci në farëra pasi japin rendiment shumë të ulët në krahasim me shumë vite më parë. Po ashtu, problem sipas tij mbetet edhe kostoja e lartë e punimit të tokës dhe proceseve të tjera.

Gëzim Taka ju bën apel institucioneve të kontrollojnë subjektet e tregtimit të farërave, pasi në të kundërt sipërfaqja e tokës djerr do të vijojë të rritet.Vazhdimisht fermerët janë ankuar për cilësinë e farërave të cilat në shumë raste kanë rezultuar jo prodhuese, duke ju shkaktuar atyre një dëm të madh ekonomik. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit