E enjte, 16 Maj, 2024

Bulqizë/ I gjetën në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 23-vjeçari

Ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Blutë i kanë sekuestruar doza gati për shitje, sëbashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit