Policia vendosi të thellojnë kontrollin duke vazhduar me kontrollin e makinës, pasi ajo ishte dërguar në komandën e nënseksionit të policisë rrugore, në kabinën e pagesës së Forlit dhe më pas në komisariat. Policia vuri re shqetësimin e drejtuesit të mjetit por edhe disa asimetri në sediljet e pasme të makinës dhe, pas disa përpjekjesh, arriti të zhbllokonte sistemin e sediljeve dhe të identifikonte një ndarje të madhe, të punuar me dorë dhe projektuar posaçërisht përgjatë gjithë bazës së sediljeve të pasme.

Në brendësi u gjetën 28 blloqe kokaine me një peshë totale mbi 15 kilogramë. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë së tij, i cili qëndronte me nënën e tij në Itali, çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 80 mijë eurove cash. Shtetasi shqiptar u arrestua me akuzën e transportit të lëndëve narkotike dhe u dërgua në burgun La Roça.

  • foto galeri