E diel, 16 Qershor, 2024

Ministrat e rinj gati për të marrë detyrën/ Pas votimit në Parlament, betohen te Presidenti i Republikës

Janë betuar në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, tre ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërsa ditën e sotme tre ministrat e rinj betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Pas zhvillimit të ceremonisë së betimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit