E enjte, 23 Maj, 2024

Në “arrest shtëpie”, Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” ka kërkuar leje që të dalë nga shtëpia për të shkuar në Kuvend.

Përmes avokatëve të tij, lideri demokrat ka kërkuar nga Gjykata leje që të marrë pjesë në seancat parlamentare.

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua të hënën (15 Janar).

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit