E shtunë, 27 Prill, 2024

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare dramaturgu Albri Brahusha

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti Albri Brahusha.
Ai u lind në Shkodër në 29 shtator 1973. Ka studiuar drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi, por pasioni për letërsinë e bëri që të ndjekë rrugën si shkrimtar dhe dramaturg.

Albër Brahusha është drejtuesi i pare i të përjavshmes “Milosao” që botohej nga Gazeta

Shqiptare. Për një kohë të gjatë, ka shërbyer në poste drejtuese për kulturën dhe rininë në Ministrinë e Kulturës, ndërsa vepra qe ai la pas është e konsiderueshme në dramaturgji, letërsi dhe publicistikë. Me dramën e tij “Vizita e Fundit”, u vlerësua me çmim në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Elbasan.

Dramat “Vizita e fundit” dhe “Ishulli i Shitenit”, të vëna në skenë ne Teatrin MIGJENI me regji të Fatbardh Smajes. Në vitin 2002 “Vizita e Fundit” u vu në skenë në italisht, në Trento të Italisë, nga Compagnia dell Attimo, me regji të Hervin Çulit.

Ka shkruar edhe pjesët “Për Elizën”, “Eldorado”, “Uverturë me tetë gishta”, “Në vagonin e klasit të fundit” dhe “I harruar nën armë”, botuar në revistën ORANA. Gjithashtu ka botuar vëllimin me tregime “Ignorantia” dhe romanet “Qyteti i Shiut” dhe “Tetë e gjysmë se fundmi ka punuar për revistën letrare e përtremuajshme G&G deri tani në 6 numra..

Artikuj te ngjashem

Me te fundit