E enjte, 9 Maj, 2024

Salianji propozon ngujim dhe grevë urie: Duhet ta radikalizojmë aksionin

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të ditës së hënë (5 shkurt) deputeti demokrat Ervin Salianji ka propozuar që aksioni i opozitës duhet të radikalizohet.

Në debatin pa media, ai është shprehur se duhet ose të ngujohen ose të futen në grevë urie.

“Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim”, tha Salianji.

Deputeti i PD-së është ndalur dhe te deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilat tha se ishin skandaloze.

“Me vjen keq t’iu them qe çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohë që duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze të ish nr. 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar në kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohë si një prej pjesëtarëve të bandës tregoi se si përdoret pushteti për te pasuruar disa, për të goditur disa të tjerë, se si oligarkët marrin tokë, det dhe ajër duke ngrenë qofte me kryeministrin!

Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për të eliminuar kush u del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet të mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose të flasim troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njëri-tjetrit për të fituar kohë e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim më pas”, mësohet të ketë deklaruar Salianji.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit