E shtunë, 27 Prill, 2024

Furgoni i pasagjerëve përplaset kokë më kokë me makinën, bllokohet qarkullimi në Bypass-in e Murrizit

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit