E shtunë, 27 Prill, 2024

Shpërthen makina e shqiptarit në Berlin, pjesët i ‘fluturojnë’ 30 metra larg

Makina tip fuoristradë e një shqiptari shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin.

Banorët raportuan për shpërthimin të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërkohë që pjesët e makinës ‘fluturuan’ në ajër deri në 30 metra larg.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, raportoi policia ditë e sotme.

Nuk ka gjasa që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një difekti teknik, tha zëdhënësja e policisë, por ende nuk ka një pistë konkrete se ku shtrihen hetimet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit