Ndërsa dy 16-vjetaçët e tjerë kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por sipas tyre nuk kanë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjeçari i arrestuar Frensis Shehu.

Po ashtu, në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera. Janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë pranë.
Vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes. Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.
Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në Audin me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjeçare që ishte në një lidhje me 20-vjeçarin. Sipas dëshmisë se dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami dhe më pas ka nisur edhe konflikti. #btvnews.al