E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zjarr në Bulqizë/ Përfshihen nga flakët 10 hektarë shkurre

Një vatër zjarri ka përfshirë pyjet e fshatit Topojan njësia administrative Shupenzë në bashkinë Bulqizë.
Rreth 10 hektar pyje të llojit shkurre dhe dushk janë përfshirë nga flakët.

Zjarri ka arritur deri në afërsi të fshatit Mazhicë por nuk rrezikohen banesat.

Për shuarjen e zjarrit ka shkuar dhe shërbimi zjarrfikës por e ka patur të pamundur për shkak të terrenit të vështirë, dhe mungesës së rrugëve pyjore.

Ndërkohë policia lokale ka nisur një hetim rreth shkaqeve të rënies së zjarrit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit