E martë, 30 Prill, 2024

“Marrosemi për ty”/ Gent Zenelaj prek me urimin për ditëlindjen e djalit

Sot në shtëpinë e Gentian Zenelajt ka festë. Djali i aktorit feston 16 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, urimet për të kanë qenë të pafundme. Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte padyshim i Gentian Zenelajt, i cili mes rreshtash tregon shumë për raportin e tij të veçantë me të birin. Në një foto të të birit në “Instagram”, aktori uron më të mirat për të.

“Gëzuar 16-vjetorin bir. Ti e di që kam qejf me t’i ngacmu baluket, me të rrok edhe pse të vjen zor, e shumë rrallë me arrit me të puth. Ti ke shumë kohë për shoqërinë e pëlqimet e tua, e kaq pak kohë për ne që “marrosemi” për ty, njësoj si ditën e parë kur të mbajtëm në duar. Gëzoje jetën Bir. U bëfsh njeri me zemër të madhe e me mendje të kthjellët. Të duam shumë”, shkruan ai në postim. 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit