E hënë, 29 Prill, 2024

Rëndohet bilanci, mbi 33 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Të paktën 89 persona të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i luftës në të paktën 33,634, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, 120 të tjerë u plagosën, ku numri i përgjithshëm i të plagosurve arrin në 76.214, shkruan Al Jazeera.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” tha ministria. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit