E hënë, 6 Maj, 2024

Dibër/Vihen në gadishmëri strukturat vendore për situaten e motit

Që prej së dielës, kushtet atmosferike të motit jo të përshtatshme për periudhën në të cilën ndodhemi ka vënë në gatishmëri të plotë strukturat vendore të mbrojtjes civile në të gjithë vendin.

Bora e fundjavës por edhe reshjet e shiut të kësaj të marteje kanë bërë që specialistët e mbrojtjes civile të dalin në terren për të vëzhguar situatën e krijuar.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nga vlerësimet që janë bërë deri tani, dëmi i shkaktuar nga dëbora e së dielës nuk është shumë i madh, ndonëse po vlerësohet rast pas rasti. Sa i përket reshjeve të shiut, sipas Prefektit Nexhbedin Shehu deri tani nuk ka raportime për dëme që mund të jenë shkaktuar nga vërshimi i ujërave.

Problematikë gjatë ditës së sotme ka qenë prania e madhe e mjegullës e cila ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve për shkak të kufizimit të fushëpamjes.

Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të jenë prezente gjatë gjithë kësaj jave, ndërsa autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për çdo problematikë që mund të shfaqet. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit