E diel, 5 Maj, 2024

Shiu përmbyt rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës,vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit.

Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit.Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapsirave të kullimit.

Ata shprehen se mirëmbajtësit e kësaj rruge duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në këto situata pasi prania e ujit përbën rrezik serioz për të gjitha ata që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Ndërkohë në bajpasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve. Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit