Për pasojë janë dëmtuar shoferi i makinës tip “Citroen”, një 58-vjeçar dhe pasagjeri i tij, një 80-vjeçar, banues në fshatin Çetë të Devollit. Policia thotë se ky i fundit mori lëndime të mëdha dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve ka ndërruar jetë.

“Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njoftoi policia.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës duke mos mbajtur krahun e duhur të rrugës të shoferit të “Benz”-it, një 46-vjeçar. Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici për veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksident. /btvnews.al