E mërkurë, 15 Maj, 2024

Vijon puna në rrjetin e ujërave të zeza në Muzhakë

Ujërat e zeza të fshatit Muzhakë në Njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit nuk do të rrjedhin më në sipërfaqe.

Rehabilimitimi i rrjetit të ujërave të ndotura të këtij fshati është përfshirë në projektin për “Rrjeti i kanalizimeve në zonat periferike të qytetit Burrel dhe largimi i ujërave të zeza të fshatit Muzhakë”, i financuar nga Agjensia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se ky projekt eleminon ndotjen në këtë fshat si dhe ndotjen e lumit Mat. Punimet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në këtë zonë dhe ato në periferi të qytetit të Burrelit, pritet të mbyllen brenda 20 muajve nga nisja e punimeve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit