E shtunë, 27 Korrik, 2024

Perkujtohet 25 vjetori i renjes se deshmorit Halil Gashi

25 vite më parë, ra dëshmorë në përgatitje ushtarake në Mollëza të Burrelit, që të bëhej pjesë e luftës kundër serbëve për çlirimin e Kosovës, i riu Halil Gashi.

Ashtu si çdo vit tjetër në datën 2 Maj, familjarë të dëshmorit Halil Gashi ishin në qytetin e Burrelit për të përkujtuar veprën e dëshmorit pranë pllakadës përkujtimore të ngritur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”.

Prindërit e dëshmorit Halil Gashi, Muhamet e Hanife Gashi, thanë se ndjehen krenar për veprën e djalit të tyre i cili ashtu si shumë e shumë të rinj të tjerë dha jetën për lirin e Kosovës.Dëshmori Halil Gashi la pas 4 vajza të cilat e përkujtojnë me mall babain e tyre dhe vlerësojnë veprën e lavdishme të tij.

Vëllai i Halilit, Fadil Gashi ndjehet krenar që është familje dëshmori që dha jetën për lirinë e Kosovës.Me 2 Maj të vitit 1999 ushtari i Brigadës 28/128 Halil Gashi,nga Landovica e Prizrenit ishte në stërvitje artilerie në kazermën ”Mollëza” të Burrelit, ku edhe bie dëshmor teksa po ushtrohej bashkë djem të ardhur në Amerika, Kandaja e vetë trojet shqiptare, për tu bërë pjesë e UÇK-së. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit