Basha theksoi se kjo është qesharake. Ai tha se parlamenti duhet të kalojë ligjin për vetingun e politikanëve, që 200 politikanët më të rëndësishëm të vendit të kalojnë procesin e vetingut.

Lulzim Basha: Pasi janë kapur në flagrantë në dhjetëra afera, papritur na ofrojnë rezolutë për të luftuar korrupsionin. Kjo rezulutë është si barcaletë. Në kullat e Tiranës dhe rezortet e bregdetit pastrojnë para. Paratë pastrohen edhe jashtë vendit. Rezoluta nuk do të ofrojë asgjë për të ofruar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm.

SPAK nuk do të ekzistonte, nëse nuk do të kishim këtë korrupsion kaq të lartë. Qeveria ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar jetë normale. Rama erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ndërsa sot Shqipëria është zhytur në korrupsion tepër të madh. Qeveria të votojë ligjin për vetingun për politikanët. 200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në veting, të hetohen kontaktet e tyre dhe pasuria.