Pas kërkimeve intensive të cilat vijonin prej tre ditësh, trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Dyshohet se nëna së bahsku me tre fëmijët është vetëhedhur në ujërat e lumit, ndërkohë që trupi i Alma Arrazit nuk është gjetur ende.

Ditën e djeshme u gjet trupi i një prej motrave të vogëlushit 3-vjeçar, ndërsa një ditë më parë u gjet trupi i parë, ai i 9-vjeçares.