Alvi Limani, 20 vjeç nga Staten Island, u arrestua në aeroportin e Miamit, Florida, pasi u shpall në kërkim për një aksident fatal në Garden State Parkway, ku një tjetër 20-vjeçar, Albion Hysenaj, humbi jetën. Një person i tretë u plagos rëndë në këtë aksident tragjik. Limani u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes dhe u përpoq të arratisej, por u kap nga autoritetet.
Sipas hetimeve paraprake, BMW-ja me të cilën po drejtonte Limani u përplas me një Ford SUV dhe një BMW tjetër, të gjitha duke udhëtuar në të njëjtin drejtim në kilometrin 130.2 të autostradës. Përplasja e rëndë shkaktoi vdekjen e Hysenajt dhe plagosjen serioze të një personi tjetër. Drejtuesit e dy automjeteve të tjera nuk pësuan lëndime.
Në aksident ishte përfshirë edhe Emily Harrington, 19 vjeçe, pasagjere në makinën e Limanit, e cila është akuzuar për pengim të drejtësisë dhe konspiracion, pasi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me Limanin.
Nëna e Alvi Limanit, Vilma Vneshta, 42 vjeçe, u arrestua në Miami për dyshimin se ndihmoi djalin e saj të arratisej, duke u përpjekur të shmangte ndjekjen ligjore. Ajo po pret ekstradimin drejt New Jersey.
Një tjetër person, Jeter Ogando, 23 vjeç, shoferi i një BMW M5 që garonte me Limanin në momentin e aksidentit, akuzohet për vrasje rrugore, rrezikim të tjetrit dhe sulm me makinë.
Hetimi për aksidentin vazhdon dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Alvi Limani, 20 vjeç, nga Staten Island, është arrestuar në aeroportin e Miamit në Florida me një urdhër arresti teksa tentoi të arratisej pas një aksidenti fatal.
Policia deklaroi se një nga pasagjerët në automjet vdiq nga plagët e marra, ndërsa një tjetër 20-vjeçar u plagos rëndë.
Viktima u identifikua si Albion Hysenaj, 20 vjeç, i cili u shpall i vdekur në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson. Drejtuesit e Ford-it dhe të BMW-së tjetër nuk pësuan lëndime.
Hetimi paraprak zbuloi se BMW-ja ishte përplasur më parë edhe me një Ford SUV dhe një tjetër BMW, të dyja duke udhëtuar në të njëjtin drejtim në kilometrin 130.2 të autostradës.
Aksidenti i rëndë me një të vdekur ndodhi në Garden State Parkway dhe i riu shqiptar u largua nga vendngjarja.
Limani do të përballet me ekstradim drejt New Jersey-t në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një të riu nga Staten Island e për pasojë plagosi rëndë një tjetër.
E akuzuar po ashtu është edhe Emily Harrington, 19 vjeç, nga Staten Island, pasagjere në automjetin e Limanit, është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë bashkë me të.
Ajo akuzohet për pengim të drejtësisë dhe konspiracion për rrezikim të tjetrit.

Vilma Vneshta, 42 vjeç, nëna e Limanit, është arrestuar pasi dyshohet se ndihmoi djalin të arratisej drejt Miamit në një përpjekje për të dalë nga vendi. Ajo përballet me akuzën për pengim të drejtësisë dhe është në pritje të ekstradimit drejt New Jersey.
Jeter Ogando, 23 vjeç, nga Perth Amboy, është shoferi i një BMW M5 që garonte me Limanin në momentin e aksidentit. Ai është akuzuar për vrasje rrugore, rrezikim të një personi tjetër dhe sulm me makinë.
Aksidenti është ende nën hetim, sipas deklaratës së policisë.
