E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Aksident i rëndë në Has, humbin jetën dy persona

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku dy automjete tip “Benz” u përplasën me njëri-tjetrin.

Nga përplasja e fortë humbën jetën dy persona, njëri prej tyre shtetas me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi N. L. është përplasur me mjetin e drejtuar nga N. S., ku udhëtonte edhe pasagjeri Z. N. Përveç dy viktimave, një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Dyshohet se shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit ka qenë shkaku kryesor i aksidentit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve shkaktoi përplasjen fatale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit