Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një vajzë vetëm 16 vjeç humbi jetën në mënyrë tragjike.
E mitura ishte duke ecur drejt banesës së saj kur ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura, duke pësuar goditje të fortë elektrike që i mori jetën menjëherë.
Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin lokal. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë verifikimet për të zbuluar se si është lejuar që kabllot e rrymës të qëndrojnë të pambrojtura në një zonë të banuar.
