E mërkurë, 1 Maj, 2024

Festivali ODA DIBRANE

 
Jubileu i 20-të i “Oda Dibrane” 2014-të, zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, qendër e Qarkut të Dibrës, ka mbyllur siparin. Për katër net me radhë, tre të zhvilluara në Pallatin e Kulturës Peshkopi dhe një natë në Pallatyin e Kulturës të Dibrës së Madhe Maqedoni, 25 grupe pjesmarrëse, me më shumë se 1000 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit dibranë folkun e trevave nga vinin, me këngë, valle, humor dhe alegori.  Në ditën e sotme gjatë mesditës, në bulevardin “Elez Isufi” grupet pjesmarrëse kanë zhvilluar paradën e veshjeve, nën melodinë e këngëve e valleve të trevave nga vinin, të duartrokitur nga dibranët që kishin mbushur trotuaret e bulevardit në të dyja anët e bulevardit. Pjesmarrësit e grupeve shprehen me konsideratat më të mira për Fest-Folkun “Oda Dibrane” 2014, si dhe mikpritjen dibrane.   Në këtë natë konkuruan 7 grupe, si dhe performoi edhe Ansambli i Shtetit Tiranë, i cili kishte ardhur jasht konkurimit të këtij festivali për të përshëndetur jubileun e 20-të të “Odës Dibrane”.  Ashtu si edhe në tri netët e para të zhvillimit të tij njëra prej të cilave zhvilluar në Dibër të Madhe, edhe në natën finale, grupet pjesmarrëse sollën në skenë , këngë, valle, rite tradicionale të zonave nga vinin, alegori etj, duke ndezur artdashësit dibranë,  ku ra  në sy Ansambli i Sharrit me riprodhimin e riteve baritore të kësaj treve, si dhe ata të dasmës baritore tradicionale të papërsëritshme.  Festivali “Oda Dibrane”, tashmë është bërë i traditës dhe për nga vlerat që përçon në fest-folkun shqiptar, vjen pas atij të Gjirokastrës, tha artisti i popullit, Rexhep Çeliku. Në fund kryetari i jurisë së këtij festivali Prof. Zef Çoba, ndau çmime e diploma për individë e grupe të veçantë.  Në fjalën e tij përshëndetëse ai e cilësoi Festivalin e “Odës Dibrane” një mozaik të shkëlqyer artistik.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit